Testi i Maturës Shtetërore është vlerësim i jashtëm për nxënësit në përfundim të shkollës së mesme të lartë. Nëpërmjet këtij vlerësimi, do të dëshmohet shkalla e aftësive të nxënësve dhe gatishmëria e tyre për vazhdimin e shkollimit universitar.
Kolegji Universum ofron FALAS Programin për Përgatitjen e Testit të Maturës Shtetërore përmes modeleve të ndryshme të Pyetjeve në të gjitha lëndët.
Fillimisht regjistrohuni FALAS duke plotësuar të dhënat e mëposhtme, më pas zgjedhni lëndët ku dëshironi të parapërgatiteni për Testin e Maturës.
- Lexojini pyetjet e pastaj shënojeni vetëm njërën nga 4 mundësitë e dhëna, që mendoni se është e saktë.
- Çdo pyetje e saktë vlerësohet me një pikë, ndërsa çdo pyetje e pasaktë vlerësohet me zero pikë.
Në fund, do t’iu paraqiten pikët totale të grumbulluara, të cilat do i pranoni edhe në emailin tuaj.